Resurset arsimore në Sh.F. “Bllazhe Koneski”

Nëpërmjet projektit për RHA patëm mundësi të takohemi me një numër të madh punëtorësh arsimorë të cilët me ne i përbashkuan një numër të madh të materialeve, aktiviteteve dhe ideve të tyre, dhe na informuan se si ata i shfrytëzojnë në mënyrë praktike veglat e reja digjitale dhe internetin për qëllime arsimore. Njëri nga punimet më impresive është ai që me ne e përbashkuan arsimtarët e Sh.F. “Bllazhe Koneski” nga Shkupi.

Ata nëpërmjet punës së tyre me nxënësit, në masë të madhe janë mbështetur në mundësitë dhe metodikat e reja digjitale që mund të zbatohen në arsim. Në ueb-faqen e tyre mund të gjenden të gjitha informatat për vetë shkollën, aktivitetet e arsimtarëve dhe të nxënësve dhe shumë shembuj për të ashtuquajturat “praktika të mira” në procesin arsimor.

Mu këto përmbajtje janë të organizuara në mënyrë të shkëlqyeshme dhe janë një thesar për të gjithë ata që janë aktivë në arsimin fillor dhe te të cilat mund të gjejnë shembuj të shkëlqyeshëm për përbashkim dhe përdorim në mësim. Do t’ua prezantojmë njërën nga videot e shumta, kësaj radhe nga lënda e gjuhës angleze edhe atë në temën e përsëritjes së fjalëve të mësuara nëpërmjet lojërave aktive. Videot e tjera, si dhe materialet e tjera, mund t’i shihni në ueb-faqen e tyre në pjesën “Praktika të mira shkollore“.

Trego se çka mendon për këtë temë

*