Resurset e hapura arsimore u prezantuan në IHSPJ

Më 1 dhe 2 nëntor, në hapësirat e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politike-juridike (IHSPJ) u mbajtën dy prezantime për resurse të hapura arsimore (RHA). Më 1 nëntor u mbajt prezantim para kuadrit të punësuar në këtë institut, ndërsa ditën e nesërme në aktivitetet prezantuese u përfshinë studentët pasdiplomikë dhe doktorantët e këtij institucioni shkencor-arsimor. 

Punëtorët shkencorëm, studentët pasdiplomikë dhe doktorantët e pranishëm u njoftuan më për së afërmi me RHA-të, si funksionojnë ato dhe si shfrytëzohen ato në vendet tjera, si dhe me përfitimet nga zhvillimi dhe përdorimi i tyre i zgjeruar. Të pranishmit, i përbashkuan përvojat e tyre nga shfrytëzimi i resurseve të lira dhe përmendën fushat problematike. Temat për të drejtat autoriale dhe si janë ato të rregulluara në kuadër të RHA-ve, mënyrat e distribuimit dhe shfrytëzimi korekt i materialeve arsimore, ishin vetëm disa nga çështjet që u diskutuan, ndërsa tema për botimet onlajn dhe mundësitë për zhvillimin e tij në Maqedoni u diskutua më detajisht nga të gjitha. Mundësitë që i ofrojnë RHA-të në sferën e botimit të lirë u përmendën në mënyrë të posaçme dhe u potencuan si mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e arsimit në shekullin 21.