Prezantim i RHA-ve për kuadrin mësimor në institucionet parashkollore

Më 23 nëntor në Shkup u mbajt prezantim për resurset e hapura arsimore (RHA) në hapësirat e çerdhes “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup. Para rreth 20 anëtarëve të kuadrit arsimor të institucioneve parashkollore nga Shkupi u prezantuan konceptet dhe praktikat në përdorimin e RHA-ve, si dhe resurset që janë në dispozicion për këtë shkallë të arsimit.

Të pranishmit kishin mundësi të njoftohen me resurset onlajn që janë në dispozicion për moshën parashkollore dhe mënyrat si si ato mund të shkarkohen dhe të përshtaten për punën e punëtorëve të arsimit në këtë shkallë të përgatitjes mësimore. U propozua që në ueb-faqen e RHA-ve të shtohet një opcion për mbledhjen dhe kërkimin e materialeve për moshën parashkollore në gjuhët e nacionaliteteve të Maqedonisë. Poashtu, u potencuan shumë mundësi për bashkëpunim në relacionin punëtorë të arsimit, institucione publike dhe sektori qytetar, që do t’i jepte një impuls të fortë zhvillimit të arsimit dhe bashkangjitjes së tij të plotë me konceptin e arsimit të hapur në shekullin e 21-të.