Çka dini për shpejtësinë e zërit?

Si pasurim më i ri i resurseve të përgatitura në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore, është videoja e parë me emrin “Shpejtësia e zërit”. Videoja është në dispozicion në maqedonisht dhe nëshqip, dhe paraqet një tregim të shkurtër të animuar, ku janë të ilustruara disa fakte interesante për shpejtësinë e zërit. 

Qëllimi i videos është edukimi dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e resurseve të hapura arsimore. Në periudhën e ardhshme, do të dalin edhe 2 video të tjera të animuara, dhe të gjitha së bashku kanë për qëllim t’i nxisin njerëzit drejt arsimit të hapur dhe shpërndarjes së dijes.