Shënimi i javës së qasjes së hapur

 Одбележување на неделата на отворен пристап Më 24 tetor, në sallën për përkthime dhe interperetim të Fakultetit Filologjik nëë Shkup u mbajt një ngjarje për promovimin e qasjes së hapur në Maqedoni. Këtë ngjarje e shënuan prezantimet e prof. dr. Vlladimir Trajkovskit nga Fakulteti Filozofik, Dimitar Popovskit, doktorant në departamentin për shkencat e informatikës në Zagreb, Irina Shumadievës dhe Sead Xhigallit, koordinatorë të projektit “Iniciativë për resurse të hapura arsimore në Maqedoni”.

imitar Popovski e potencoi revistën maqedonase për kimi dhe inxhinjeri kimike si revistë onlajn me faktor më të lartë impaktit (ndikimit) në Maqedoni, dhe pastaj vazhdoi me prezantimin e veglave “Zotero” dhe “Mendeli“, të cilat paraqesin menaxherë onlajn për organizim dhe përbashkim të resurseve hulumtuese. Pas tij fjalën e mori prof. dr.Trajkovski i cili është kryeredaktor i revistës shkencore me qasje të hapur të Institutit për defektologji, pranë Fakultetit Filozofik në Shkup. Ai foli për zbatimin e platformës për menaxhimin e resurseve në revistat shkencore, Open Journal System, përparësitë, kufizimet, për revistën e institutit, si dhe për revistat e tjera në Maqedoni që e shfrytëzojnë këtë platformë.

Në vazhdim pati një prezantim për kontributin e fondacionit Metamorfozis në fushën e qasjes së hapur dhe resurseve të hapura arsimore, duke i përmendur veglat e dhe përmbajtjet që janë zhvilluar, dhe të cilat akoma mund të shfrytëzohen nga të gjitha palët e interesuara. Kjo pjesë përfundoi me një pasqyrë të përpjekjeve dhe arritjeve aktuale në fushën e resurseve të hapura arsimore.

Ngjarjen në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndoqën 15 pjesëmarrës, e poashtu ishte siguruar edhe video-streaming që rezultoi me videon e mëposhtme.

Gjatë kësaj ngjarjeje u shpërndanë materiale të shtypura për qasje të hapur dhe resurse të hapura arsimore, ndërsa kopje të tyre morën edhe të pranishmit në ngjarjen e dytë për shënimin e javës së qasjes së hapur që u mbajt të nesërmen në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.