Retro: Kurs i hapur onlajn për UML

Javën e kaluar profesori Vlladimir Trajkoviq nga FSHIIK e përbashkoi me ekipin e projektit për RHA-të informatën se para dhjetë vitesh, një ekip nga FET-i nga Maqedonia, pjesë e të cilit ka qenë edhe ai, ka publikuar, me gjasë njërin nga kurset e para të hapuar onlajn. Bëhet fjalë për kursin për „UML“ (Unified Modeling Language).

Ky kurs i hapur për krijimin e diagrameve ishte në dispozicion në gjuhën angleze dhe u shfrytëzua nga shumë shfrytëzues nga bota, por për fat të keq tashmë nuk është i hostuar. Megjithatë, prej tij akoma ka “gjurmë në internet” dhe vërtetim për rëndësinë e tij. Ka mundësi të gjenden edhe raste studimi për UML dhe vërtetime për përdorimin e tij në аprograme akademike.

Mund të thuhet se ky është një nga shembujt, ku projeket shumë të dobishme vendore nuk janë prezantuar dhe vlerësuar sa duhet, e të cilat gjithsesi kanë pasur rëndësi të madhe për zhvillimin si të vetëdijes për rëndësinë e internetit në arsim, poashtu edhe për zhvillimin e mundimshëm të resurseve prej të cilave të gjithë mund të kemi dobi. Shpresojmë se me këtë artikull së paku është përmirësuar lëshimi që është bërë për promovimin e tyre të dobët në Maqedoni.