Punëtori për RHA me studentët e FSHIIK-së

Më 2 tetor, në hapësirat e “Fakultetit për shkenca të informatikës dhe inxhinjeri kompjuterike” (FSHIIK) në Shkup u mbajt punëtori për resurse të hapura arsimore (RHA).

Në punëtori morën pjesë anëtarët e parlamentit studentor të FSHIIK-së, kurse vetë punëtoria përbëhej nga dy module: “Hyrje dhe trendet në fushën e RHA-ve” dhe “RHA-të dhe përdorimi i Wikipedia-s”, që u prezantuan nga mr. Vasillka Dimitrovska.

Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me konceptet dhe idetë kyçe në sferën e RHA-ve, trendet aktuale dhe drejtimet e zhvillimit në këtë fushë, si dhe të shkëmbejnë mendime dhe informata për kontekstin më të gjerë shoqëror dhe kulturor në të cilin RHA-të përpiqen të zbatohen në masë sa më të madhe.

Мr. Vasillka Dimitrovska, anëtare shumëvjepare e “Wikimedia-s” maqedonase, i demonstroi veglat që përdoren në Wikipedia për shpërndarjen e njohurive dhe që ato të jenë të hapura për të gjithë. Pjesëmarrësit u njoftuan me teknikat dhe veglat të cilat i ofron Wikipadia si enciklopedi e hapur dhe kolaborative dhe ata u ftuan që të kontribuojnë sa më shumë në fushat e tyre të studimit dhe të interesit.

Gjatë punëtorisë u diskutuan edhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat autoriale dhe RHA-të, politikat për zhvillim të universiteteve botërore, gjendja me RHA-të në Republikën e Maqedonisë dhe çështje të tjera të ngjashme.