Projektet për privatësi dhe për resurse të hapura arsimore u prezantuan në Prishtinë

Si pjesë e konferencës katërditore për softuer të lirë dhe trende të ngjashme në sferën e dijes, që u mbajt prej 7 deri më 10 shtator në Prishtinë, Kosovë, përfaqësuesja e fondacionit Metamorfozis i prezantoi iniciativat që ndërmerren në Maqedoni për shkencë dhe arsim të hapur.

U fol për përvojat dhe praktikat me qasjen e hapur, trendet aktuale në fushën e resurseve të hapura arsimore , veglat që janë në dispozicion në gjuhën maqedone dhe shqipe. Pjesëmarrësit kryesisht ishin studentë të Faktultetit teknik pranë Universitetit të Prishtinës dhe përfaqësues të Softueri i lirë Kosovë. Njëkohësisht, u prezantuan botimet e fondacionit Metamorfozis në këtë fushë, ekzemplarë të të cilëbe u ndanë në kuadër të ngjarjes.