Prezantim për RHA-të para studentëve të UNB-së

Më 26 shtator 2012 u mbajt prezantim për resurset e hapura arsimore (RHA) para studentëve të “Universitetit ndërkombëtar ballkanik” në Shkup. Një pjesë e ekipit të projektit për RHA-të ua prezantoi studentëve projektin për Resurse të hapura arsimore, aktivitetet, idetë dhe përvojat me RHA-të në botë.

Studentët kishin mundësi që nëpërmjet prezantimit dhe nga materialet e projektit të njihen më për së afërmi me përfitimet që i ofrojnë arsimi i hapur dhe resurset e lira, me veglat dhe shërbimet për shfrytëzim të lirë për qëllime edukative të cilat i kanë në dispozicion dhe të cilat mund t’u ndihmojnë në masë të madhe në avancimin e tyre arsimor.

Nëpërmjet diskutimit plotësues dhe shkëmbimit të përvojave lokale, tema u bë më e afërt për studentët me qëllim që t’i motivojë për gjetjen e zgjidhjeve për problemet ekzistuese dhe t’i motivojë të kontribuojnë në krijimin e resurseve arsimore që janë të lira për shfrytëzim.