Ç’është “ThinkQuest”-i?

ThinkQuest“ është një platformë onlajn e cila u ndihmon nxënësve, dhe të gjithë të interesuarve, të zhvillojnë shkathtësi dhe njohuri për shekullin 21, duke përfshirë edhe zhvillimin e shkathtësive për komunikim, mendim kritik, si dhe njohuri për përdorim efikas të teknologjisë.

“ThinkQuest” përfshin:

ThinkQuest-projekte: Ofrimi i mjedisit që përkrah mësim kolaborativ.

ThinkQuest-gara: Gara të ndryshme që janë sfidë për nxënësit dhe nëpërmjet të të cilave ata kanë mundësi të zgjidhin probleme reale që ekzistojnë në botë.

ThinkQuest-bibliotekë: Njëra nga depotë më të mëdha botërore të projekteve të zhvilluara për mësim, të cilat vizitohen nga miliona “ueb-nxënës” për çdo muaj.

ThinkQuest-zhvillim profesional: mundësi për zhvillim profesional të arsimtarëve.

Duke e shfrytëzuar bibliotekën, shfrytëzuesit e “ThinkQuest” mund të lidhen me mijëra ueb-faqe të krijuara nga të rinjtë. Ueb-faqet janë të organizuara në kategori arsimore (libra, literaturë, histori, teknologji, etj.), që janë të lira për përdorim, ndërsa përmbajtjet komerciale janë të çkyçura dhe të ndaluara.

“ThinkQuest” mundëson rrjetëzim të nxënësve dhe të arsimtarëve, e me këtë edhe formësim të një mjedisi të përshtashëm që nxit për bashkëpunim dhe kreativitet të ndërsjellë.

Më tepër për “ThinkQuest” informohuni në linkun e mëposhtëm të ueb-faqes së tyre (anglisht): „What is ThinkQuest?“