Baza onlajn me të dhëna arsimore

Zhvillimi i shpejtë i internetit gjatë dekadës së fundit hapi mundësi të shumta për përdorimin e tij efikas në arsim. Kapacitetet multimediale të internetit me bandë të gjerë hapin mundësi të reja për atë se si mund të krijohen, distribuohen dhe të shfrytëzohen përmbajtjet arsimore nëpërmjet internetit.

Përparësitë që i ofron teknologjia janë të mëdha, ndërsa trendet në këtë fushë kryesisht janë të koncentruara në dy shtylla: (а) lehtësimi i procedurave administrative për nxënësit dhe studentët me ndihmën e internetit, (б) hapja e resurseve dhe veglave arsimore për përdorim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm “sipas nevojës” („on demand“, anglisht). Me fjalë të tjera, materialet, informatat dhe veglat për përgatitje të detyrave dhe veprave arsimore dhe akademike e tjera vihen në dispozicion “24/7”, që ndikon jo vetëm mbi kualitetin e procesit arsimor, por edhe mbi kreativitetin dhe kooperativitetin e pjesëmarrësve në të, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për trajnues, mësues ose profesorë nga njëra anë dhe nxënës, studentë ose hulumtues nga ana tjetër.

Nga numri i madh i këndeve të këtilla onlajn, të cilat zhvillohet intenzivisht, dhe numri i tyre bëhet gjithnjë e më i madh, do t’i prezantojmë disa:

MERLOT“ – baza multimediale me materiale edukative për mësim dhe ligjërim onlajn;

Në të, të gjitha palët e interesuara mund të gjejnë një numër të madh informatash, të ndara sipas lëmive shkencore, linke deri te përmbajtje të tjera dhe të dhëna të tjera të ndryshme, nga të cilat çdokush që ka qëllim të mirë do të impresionohet.

NROC” (National Repository of Online Courses – Arkivi onlajn me kurse arsimore) – bazë onlajn me kurse dhe përmbajtje arsimore, kryesisht për nivelet fillestare të arsimit. Nëpërmjet një sërë përmbajtjesh multimediale, kuptimet themelore dhe njohuritë bëhen të qasshme lehtë dhe të përshtatshme për mësim dhe ligjërim.

Education Portal – Academy“ – Portali arsimor – Akademia

Ky është një resurs onlajn i ilustruar jashtëzakonisht dhe shumë i dobishëm që ofron përmbajtje për një numër të madh lëmish shkencore, duke filluar nga algjebra e deri te psikologjia. Veçanërisht të dobishme janë videot arsimore, të cilat në mënyrë të shkëlqyeshme mund ta lehtësojnë dhe ta avancojnë miratimin dhe transferin e dijes për të gjithë shfrytëzuesit e interesuar.

 

 Shembujt e përmendur më lartë mund të shërbejnë si ilustrime se në ç’drejtim zhvillohet “arsimi në internet” dhe cilat përvoja i ofron ky proces. Disa prej tyre, gjithsesi nën prizmin e nevojave dhe prioriteteve lokale, mund të shërbejnë jo vetëm në aspekt informativ, por edhe si inspirues, për zhvillimin e mundësive arsimore të internetit edhe në Maqedoni.