Shënohet java e arsimit të hapur

Prej 5 deri më 12 mars në nivel global u shënua “Java e arsimit të hapur”. U mbajtën një numër i madhe ngjarjesh dhe manifestimesh me një ide dhe qëllim të përbashkët: të promovohen vlerat e arsimit të hapur, të prezantohet përdorimi i veglave të reja digjitale në arsim dhe në procesin shkencor-hulumtues, si dhe të ofrohen zgjidhje për tejkalimin e jazit digjital ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara.

Njëra nga format më të popullarizuara për promovimin dhe edukimin në fushën e “RHA-ve” janë të ashtuquajturat “uebinare” (në anglisht, webinars) të cilat janë dëshmuar si një vegël shumë e përshtatshme dhe efikase për përcjelljen e ideve, por edhe për prezantimin e arritjeve të ndryshme në këtë drejtim (lista me “uebinaret” e mbajtura). Disa nga projektet më të përfaqësuara që u prezantuan janë hapja e plotë nëpërmjet internetit e programeve dhe veglave që përdoren nëpër universitete. Informatat për lëndët, fushat dhe literaturën që përdoret janë duke u bërë standarde në punën e institucioneve të arsimit të lartë. Rritet numri i literaturës arsimore që është në dispozicion në formë elektronike, por për shkak të ndeshjes me të drejtat autоriale, kjo fushë mbetet njëra nga ato ku ka shumë për t’u punuar.

Në javën e arsimit të hapur u mbajtën edhe një numër i madhe punëtorish të cilat u përpoqën të ofrojnë zgjidhje se si parimet dhe praktikat e arsimit të hapur të afrohen te institucionet dhe si të tejkalohet jazi burokratik i cili e pamundëson realizimin e tyre më efikas.

Përveç kësaj, një sërë aktivitetesh iu kushtua aspekteve praktike të arsimit të hapur, si për shembull mënyrat se si të krijoni dhe si të publikoni një përmbajtje edukative e cila do të jetë në dispozicion për qëllime arsimore.

Në bashkëpunim me „Creative Commons“, „Institutin shoqëri e hapur” dhe Departamentin amerikan për arsim është shpallur konkurs për video më të mirë që do t’i prezantojë përfitimet nga arsimi i hapurе. Të gjitha informatat gjenden në ueb-faqen www.whyopenedmatters.org