Resurset e hapura arsimore si pjesë e lëvizjes së hapur

Gjatë shekullit XX u paraqitën shumë filozofi dhe modele “të hapura”, të cilat e kanë të përbashkët dëshirën për përbashkim të lirë, pengimin e krijimit të duplikateve, shmangien e të drejtave restriktive autoriale, promovimin e efikasitetit ekonomik dhe rritjen e qasjes tek palët e interesuara. Ja disa prej tyre që janë të rëndësishme për komunitetin arsimor:

Kodi i hapur (në biznes dhe në teknologji) Filozofi që angazhohet për përshkrimin e praktikave që janë zbatuar në procesin zhvillues dhe që promovon rishpërndarjen dhe qasjen tek kodi burimor i produktit final.
Softueri me kod të hapur Nënkupton të qenit në dispozicion të kodit të zhvilluar nga programuesit dhe lirinë e përshtatjes dhe ndryshimin e tij nga të tjerët
Hardueri me kod të hapur Pajijse të përgatitura me dorë në aspektin teknologjik, të cilat janë dizajnuar dhe janë vënë në dispozicion, ngjashëm si softueri i lirë me kod të hapur
Standardet e hapura Sipas përkufizimit të BE-së, të qenit i hapur nënkupton se:

  • standardi është i pranuar dhe do të mirëmbahet nga ndonjë organizatë joprofitabile dhe zhvillimi i tij do të bazohet në procedurë për marrje të lirë të vendimeve, që është në dispozicion të të gjitha palëve të interesuara (vendosje me shumicë ose me koncenzus)
  • standardi është publikuar dhe dokumenti me specifikat e tij është vënë në dispozicion pa pagesë ose për ndonjë shumë simbolike
  • për të, ka leje për kopjim, distribuim dhe përdorim pa harxhime ose për ndonjë shumë simbolike
  • pronësia intelektuale e standardit bazohet në lirimin e parevokueshëm nga pagesa për të drejtat autoriale, edhe pse lejohet mundësia për mbrojtje të patenteve
  • nuk ekzistojnë pengesa për ripërdorimin e standardit
Qasja e hapur të qenit në dispozicion të përhershëm, pa pagesë, të literaturës hulumtuese në internetin publik, ku shfrytëzuesve u lejohet të lexojnë, të shkarkojnë, të kopjojnë, të distribuojnë, të shtypin, të kërkojnë ose të lidhen me tekstet e plota, lejohet që ato të indeksohen nga kërkuesit, të shtohen si të dhëna në ndonjë softuer ose të shfrytëzohen për çfarëdo lloj qëllimi të ligjshëm, pa pengesa financiare, ligjore dhe teknike, përveç pengesave që janë të lidhura në mënyrë të pandashme me vetë qasjen në internet
Dizajni i hapur zhvillimi i produkteve fizike, i makinave dhe i sistemeve për shfrytëzimin e informatave të përbashkuara publikisht, për dizajn, më së shpeshti nëpërmjet internetit dhe pa kompenzim në të holla për dijen e shfrytëzuar
Dija e hapur grup i parimeve ose metodologjive që janë të lidhura me bartjen e njohurive në mënyrë të hapur; dija përfshin të dhëna (shkencore, historike, gjeografike…), përmbajtje (muzikë, libra, film), informata të përgjithshme (për shembull: ato që dalin nga qeveria)
Të dhënat e hapura ide prapa së cilës qëndron angazhimi për vënie në dispozicion të llojeve të caktuara të përmbajtjeve (më shpesh jotekstuale) dhe ripublikimi i lirë, pa asnjë lloj kufizimi për shkak të të drejtave autoriale, patenteve ose mekanizmave të tjerë për kontroll; me këtë term shpesh nënkuptohen të dhënat e hapura qeveritare
Përmbajtjet e hapura bazohen në lejimin e katër “R”-ve: ripërdorimi i përmbajtjes në formë të pandryshuar, rеvizioni (adaptimi dhe ndryshimi), remiksimi i përmbajtjes origjinale dhe asaj të ndryshuar, me ndonjë përmbajtje tjetër, me qëllim të krijimit të përmbajtjes së re dhe ridistribuimi (e drejta për t’i përbashkuar kopjet, origjinalet ose remikset me të tjerët)
Kurset e hapura softuerike materiale për kurse të zhvilluara nga universitetet, të cilat përbashkohen lirshëm me botën nëpërmjet internetit
Resurset e hapura arsimore mjete dhe përmbajtje arsimore të cilat janë të lira për përdorim; vegla arsimore pa pagesë, që mund të shfrytëzohen pa asnjë kompenzim për qëllime edukative dhe hulumtuese, të cilat promovojnë distribuim të lirë dhe e mundësojnë shumëzimin e tyre
Praktikat e hapura arsimore praktika që e përkrahin krijimin, përdorimin dhe ripërdorimin e RHA-ve me kualitet të lartë nëpërmjet politikave të rregulluara, të cilat promovojnë modele pedagogjike, si dhe respektim dhe inkurajim të atyre të cilët mësojnë për t’u bërë bashkëkrijues në procesin e mësimit të tyre gjatë tërë jetës; kanë të bëjnë me komunitetin qeveritar që merret me RHA-të, krijuesit e politikave, menaxhuesit dhe administratorët nëpër organizata, profesionistët nga fusha e arsimit dhe njerëzit që mësojnë.