Kujt i nevojiten “resurset e hapura arsimore”?

Resurset e hapura arsimore kanë rëndësi universale, gjegjësisht janë të rëndësishme për të gjitha shoqëritë dhe vendet, pavarësisht shkallës së zhvillimit të tyre dhe lartësisë së standardit jetësor. Në të gjitha këto vende, RHA-të mund të kontribuojnë në masë të konsiderueshme për arsim më të hapur dhe më të lehtë. Megjithatë, për vendet e pazhvilluara, vendet që janë në zhvillim dhe shoqëritë në tranzicion, qasja e lirë deri tek mjetet arsimore ka rëndësi edhe më të madhe. Mund të thuhet se, për to, përdorimi i lirë i mjeteve arsimore ndikon shumë më tepër në mundësitë e zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë.