Cilat janë përparësitë nga zbatimi i qasjes së hapur?

  • Literatura me qasje të hapur është me kualitet të lartë dhe e përgatitur sipas standardeve.
  • Qasja e hapur është kompatibile me botimet e shtypura. Ajo ka të bëjë me qasjen e lirë onlajn deri tek literatura e revistave shkencore-hulumtuese, pa e përjashtuar mundësinë që të paguhet qasja deri tek materialet e njëjta në formë të shtypur.
  • Plagjiati zbulohet më lehtë për veprat me qasje të hapur.
  • Në një numër të madh rastesh, autorët kanë mundësi t’i publikojnë veprat e tyre me qasje të hapur edhe përkundër faktit se botuesi i këtyre veprave i ka të drejtat autoriale për botimin në formë të shtypur.
  • Veprat me qasje të hapur mund të publikohen nën licencën Creative Commons.
  • Qasja e hapur është ekonomikisht e realizueshme. Ajo u jep lexuesve kurajo të madhe për të gjetur dhe shfrytëzuar literaturë relevante, ndërsa autorëve dhe veprave të tyre u ofron gjëra të matshme – dukshmëri, lexueshmëri dhe ndikim të ri e shumë të madh.
  • Qasja e hapur mundëson krahasimin e rezultateve, krijimin e të dhënave të reja dhe dijes së re që është e bazuar në rezultatet e hulumtimeve të mëparshme.
  • Qasja e hapur e rrit përqindjen e citimit.
  • Qasja e hapur mundëson ruajtje afatgjate të veprave shkencore-hulumtuese dhe përparim të veprimtarisë shkencore.
  • Përmbajtjet me qasje të hapur mundësojnë kursim të kohës dhe të parave – shumë më shpejt dhe shumë më lirë mund të mbahet një revistë me qasje të hapur në internet, se sa të investohet në dizajnimin, përgatitjen për shtyp, shtypjen dhe dsitribuimin e revistave në version joelektronik.

“Me vendosjen e një numri gjithnjë e më të madh të veprave shkencore nëpër depo dhe me rritjen e numrit të shkencëtarëve që i shfrytëzojnë depotë, edhe koha ndërmjet vendosjes së artikullit dhe citimit të artikullit nga të tjerët, zvogëlohet në mënyrë dramatike nga viti në vit.” – Тim Brodi

Rritja e përmbajtjeve që janë në dispozicion me qasje të hapur do të thotë investim në dije të re, e cila paraqet bazë për përhapjen e resurseve të hapura arsimore. Në këtë mënyrë, këto dy filozofi për qasje të hapur tek dija, në mënyrë ta pandashme kontribuojnë për arsim më kualitativ dhe për veprimtari më të zhvilluar shkencore.